-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania paralajmëroi qytetarët e saj të mos e vizitojnë Shkupin, shkak kërcënimet e bombave

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Gjermanisë paralajmëroi sot qytetarët gjermanë që të kenë kujdes të shtuar kur udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut.

Paralajmërim ky për shkak të kërcënimeve me bombë në kryeqytetin Shkup.

Ministria e Jashtme gjermane rekomandon që qytetarët gjermanë të jenë të informuar për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut përmes mediave të besueshme lokale dhe mediave sociale dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve lokale dhe forcave të sigurisë.

“Kërcënimet me bombë ndaj institucioneve dhe objekteve publike janë regjistruar së fundi në kryeqytetin Shkup. Fillimisht në shënjestër ishin shkollat ​​dhe ndërtesat publike, por që atëherë ka pasur kërcënime me bomba kundër hoteleve dhe ndërtesave të tjera joqeveritare. Më në fund u konsiderua e nevojshme evakuimi në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ku trafiku duhej të ndalohej përkohësisht” , thuhet në paralajmërim.

Maqedonia e Veriut ka marrë disa kërcënime me bombë gjatë dy muajve të fundit, të gjitha kanë rezultuar të rreme.

Vetëm dje një kërcënim për bombë ka mbërritur edhe në aeroportin e Shkupit, i cili për masa paraprake ka evakuuar  fluturimet.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut flet për “kërcënime hibride”, të cilat janë intensifikuar që nga lufta në Ukrainë.

“Është pothuajse e pamundur të gjurmohet se nga vijnë këto kërcënime, pasi një pjesë e madhe e tyre mbërrijnë përmes lidhjeve VPN nga jashtë”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha sot se vendi ka kërkuar ndihmën e NATO-s për t’u përballur me këto kërcënime.

Osmani vuri në dukje se kohët e fundit ka pasur shumë kërcënime me bomba në rajon veçanërisht në Serbi, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit