Mediat iraniane raportuan ditën e sotme se është arrestuar avokati i dy gazetareve iraniane të cilat u burgosen për shkak të publikimit të vdekjes së iranianes, Mahsha Amini.
Gazeta Ham Mihan ka shkruar se avokati i shumë aktivistëve dhe gazetarëve, Mohammed Ali Kamfirouzi u arrestua të mërkurën.
Irani është përballur me një valë protestash që pas vdekjes së 22-vjeçares Amini më 16 shtator, pasi ajo u arrestua në Teheran nga policia e moralit për mosmbajtjen në mënyrën e duhur të hixhabit.
Kamfirouzi është avokati i gazetares së Ham Mihan, Elaeh Mohammadi dhe fotografes së gazetës Shargh, Niloufar Hamedi të cilat janë arrestuar që prej shtatorit.
Gjyqësori i ka akuzuar ato në nëntor për “propagandë kundër sistemit” dhe “komplot kundër sigurisë kombëtare” për përfshirjen e tyre në çështjen Amini.
Avokati mbrojtës, Mohammad Ali Bagherpour tha se Kamfirouzi pombahet në mënyrë të paligjshme dhe arsyeja e arrestimit të tij mbetet e panjohur.
Më shumë se 300 gazetarë dhe fotoreporterë iranianë kritikuan autoritetet në një letër të hapur në fund të tetorit për arrestimin e kolegëve të tyre dhe privimin e tyre nga të drejtat e tyre, veçanërisht qasjen ndaj avokatëve të tyre.
Të enjten, Mohammad Kamfirouzi, vëllai i avokatit, njoftoi se drejtësia tani është përgjegjëse për jetën dhe shëndetin e avokatit.
Sipas Ham Meehan, 25 avokatë iranianë janë arrestuar në të gjithë vendin që nga fillimi i protestave.