11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Të hetohet thyerja e embargos ndaj Rusisë

Kryesoret

Shqipëria dhe Mali i Zi shkelën embargo ndaj Rusisë pasi lejuan tregtinë e grurit dhe plehrave kimikë mes saj dhe Serbisë përmes Portit të Durrësit, shkruan media malazeze “Pobjeda”.

Për këtë denoncim reagimet ishin të shumta edhe në Tiranë nga opozita. Sot ish-presidenti Ilir Meta kërkoi hetim të denoncimit që publikoi media malazeze.

“Do doja të shikonim një hetim kryesisht për këtë lajmin e mediave malazeze për thyerjen e embargos me Rusinë. Do donim të shikonim diçka për Portin e Durrësit” tha Meta te “Kjo Javë”, kur u pyet për drejtësinë e re.

“Shqipëria dhe Mali i Zi thyejnë embargon ruse”! Media: Të përfshirë në skandal biznesmenë afër qeverive

Nga anijet në Portin e Durrësit në Shqipëri, gazeta shkruan se plehu ngarkohej në kamionë në thasë të mëdhenj që mbanin disa qindra kilogramë, të cilët nuk shënonin vendin e origjinës së mallit dhe përbërjen e lëndës së parë.

Burimet e gazetës nuk specifikojnë se sa ton pleh janë transportuar nga Rusia, nëpërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, drejt Serbisë, por janë kategorike se shkelja e sanksioneve ka zgjatur për disa muaj.

PD: Rama theu embargon ndaj Rusisë për mikun e tij Vuçiç! NATO të hapë sytë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit