-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqipëria dhe Mali i Zi thyejnë embargon ruse”! Media: Të përfshirë në skandal biznesmenë afër qeverive

Kryesoret

Një investigim i medias malazeze Pobjeda.me ka nxjerrë fakte sesi Shqipëria dhe Mali i Zi kanë thyer embargon për mos lejimin e mallrave rusë drejt vendeve të tyre. Media ka bërë me dije se që prej vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, të dy vendet kanë marrë plehra artificial e kimik nga Rusia, nëpërmjet dy pikave kufitare, atij të portit të Durrësit dhe pikës kufitare të Bozhajt. Këto plehra kimik pasi kanë kaluar nëpërmjet territorit të dy vendeve janë dërguar në Serbi, kjo e fundi nuk iu është bashkuar sanksioneve ruse.

Nga anijet në Portin e Durrësit, plehu rus ngarkohej në kamionë të mbushur me thasë të mëdhenj, të cilët nuk shënonin vendin e origjinës së mallit dhe përbërjen e lëndës së parë. Për të fshehur gjurmën se malli vinte nga Rusia, ndërmjetësues zyrtar në shitje ishte një kompani nga Shqipëria. Burimet e Pobjedës bëjnë me dije se kamionët e një kompanie detare malazeze prej disa muajsh merreshin me transportin e plehut rus drejt Serbisë.

Shkrimi i plotë

Për më shumë se një vit, trembëdhjetë muaj më saktë, sasi të mëdha të plehrave artificiale ruse shkuan nga Shqipëria, përmes Malit të Zi në Serbi, dhe në deklaratat doganore në fillim shkruhej qartë vendi i origjinës – Federata Ruse.

Deri në fillim të dhjetorit, theksojnë burimet e Pobjedës, në Serbi janë dërguar pothuajse 8 mijë kamionë me pleh artificial.

Në fillim të kësaj marrëveshjeje të madhe, siç theksojnë burimet tona, malli shoqërohej me një faturë nga Rusia, ashtu si drithi i eksportuar në Rusi kishte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm shoqërues. Pobjeda publikon një deklaratë doganore që konfirmon historinë tonë.

Sipas informacioneve nga Pobjeda, pasi qeveria e Malit të Zi, pas disa vonesave, më 8 prill miratoi zyrtarisht sanksionet kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj ushtarak kundër Ukrainës, një ekip njerëzish nga Rusia, Shqipëria dhe Serbia – pronarë të kompanive të afërta me autoritetet e të tre vendeve – u përpoq të fshihte vendin e origjinës në këtë biznes tregtar.

Nga anijet në Portin e Durrësit në Shqipëri, plehu ngarkohej në kamionë në thasë të mëdhenj (jumbo) që mbanin disa qindra kilogramë, të cilët nuk shënonin vendin e origjinës së mallit dhe përbërjen e lëndës së parë. Për të fshehur gjurmën se malli vinte nga Rusia, ndërmjetësues zyrtar në shitje ishte një kompani e madhe nga Shqipëria.

Sipas këtyre informacioneve, që nga prilli, kur Mali i Zi vendosi sanksionet, deri më tani rreth 4500 kamionë kanë ndjekur rrugën e vendosur, ndërsa vetëm nga 1 dhjetori deri në një ditë tjetër janë regjistruar mbi 100 kamionë në tranzit.

I gjithë operacioni u projektua dhe u krye me dijeninë e autoriteteve të Beogradit, Tiranës dhe Podgoricës dhe kontraktorët ishin njerëz shumë të afërt me autoritetet e këtyre tre vendeve. Bashkëbiseduesi i Pobjedës nga Serbia tregon se për këto lloj operacionesh është punësuar një ekip rreth Andrej Vuçiçit, vëllait të presidentit të Serbisë, i cili në masë të madhe kontrollon qarkullimin e mallrave dhe parave në atë vend.

Për muaj të tërë, Serbia refuzoi me këmbëngulje të vendoste sanksione ndaj Rusisë, madje edhe nën presionin e drejtpërdrejtë nga BE dhe SHBA, kështu që nuk është çudi që ata vazhduan tregtinë me Federatën Ruse pa pengesa edhe pasi Mali i Zi prezantoi një politikë kufizuese me urdhër të BE.

Mallrat ruse kanë hyrë në Mal të Zi me kamionë përmes pikës kufitare Bozhaj, dhe kanë dalë në kufirin me Serbinë afër Dobrakovit, kështu që dje jemi munduar të marrim informacion më të detajuar nga Drejtoria e të hyrave dhe doganave për kontrollin e këtij biznesi transit. Pyetjeve të Pobjedës nuk morën përgjigje deri në fund të këtij numri. Pyetje i kemi dërguar edhe Ministrisë së Financave, nga ku menjëherë pas marrjes së emailit kanë njoftuar se përgjigjet duhet t’i japin Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave.

Hulumtimet tona të mëparshme tregojnë se kamionët e një kompanie detare malazeze për disa muaj ishin të angazhuar për transportin e plehut rus në Serbi, ndërsa kompania serbe transportonte drithë në Portin e Durrësit, nga ku transportohej më tej në Rusi.

Në prill, Qeveria e Malit të Zi njoftoi me shkrim Administratën e të Ardhurave dhe Doganave se ishin vendosur sanksione kundër Rusisë, kështu që është logjike të supozohet se UPC ka dokumentacion të gjerë për transitin dhe kontrollet e rregullta të qarkullimit të mallrave, pikërisht në mënyrë që atje nuk do të ishte shkelje e vendimit për t’iu bashkuar sanksioneve.

Sipas informacioneve të Pobjeda, informacione konfidenciale për “tranzitin e çuditshëm” nga Porti i Durrësit kanë mbërritur së fundmi në strukturat e inteligjencës perëndimore. Nuk dihet nëse është ushtruar ndonjë presion i fshehtë ndaj autoriteteve në Tiranë. Burime të Pobjedës pohojnë se gjatë dhjetë ditëve të fundit asnjë anije nga Rusia nuk është vërejtur të hyjë në portin e Durrësit me mallra me destinacion Serbinë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se një kanal i ri për tregti ilegale nuk do të hapet së shpejti. Ndërsa kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, i emocionuar avokon që Mali i Zi të hyjë sa më shpejt në projektin “Ballkani i Hapur”, që nënkupton, siç theksoi, fshirjen e kufijve ndërmjet vendeve, mund të pritet që kufijtë e hapur së shpejti të mundësojnë lulëzimi i një biznesi ndërkombëtar transit të tillë ose të ngjashëm fitimprurës dhe të paligjshëm.

Me fjalë të tjera: së shpejti, nëse Abazovic nënshkruan pranimin e Malit të Zi në “Ballkanin e Hapur”, nuk do të ketë vetëm tranzit ilegal të plehrave ruse – do të hapen mundësi për të lulëzuar biznese të tjera ilegale, dhe atë pa kufij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit