Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani është shprehur se në janar do të organizohet një konferencë për Ballkanin i cili do të mbahet në Trieste dhe ka si qëllim për të përgatitur disa nisma politike.
“Ka shumë tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mos përkeqësuar situatën. Janë një mijë ushtarë italianë në kufi që garantojnë paqen dhe stabilitetin dhe trajtohen pozitivisht si nga serbët ashtu edhe nga kosovarët“, shtoi Tajani.
Në fund, ai shpresoi se përmes kësaj konference do të përshpejtohet përparimi i vendeve të Ballkanit që janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.