Ministria turke e Mbrojtjes lëshoi ditën e sotme një deklaratë ku sipas së cilës avionët grekë “provokuan” avionët turq që merrnin pjesë në një stërvitje të NATO-s në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Egje.
Sipas njoftimit të Ministrisë turke “avioni luftarak dhe mbështetës i Forcave tona Ajrore dhe avioni i paralajmërimit dhe kontrollit të hershëm (AWACS) i drejtuar nga NATO kryen misionin e përbashkët stërvitor NEXUS ACE në hapësirën ajrore ndërkombëtare të detit Egje për këtë qëllim të trajnimit të ndërsjellë”.
“Misioni NEXUS ACE i NATO-s u tentua të provokohej nga avionët grekë, por misioni u krye me sukses, me përgjigjet e dhëna nga avioni i Forcave tona Ajrore”, shkruhet në njoftim.
2️⃣ Uluslararası hava sahasında gerçekleşen NATO’nun NEXUS ACE görevi, Yunanistan’a ait uçaklar tarafından engellenmeye çalışılmış, Hava Kuvvetlerimize ait uçaklarla gerekli karşılık verilerek NATO görevinin başarıyla tamamlanması sağlanmıştır.
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) December 17, 2022