Në rrjetet sociale, “Tik Tok” shokët dhe miqtë kanë kujtuar me një video Erigers Mihasin, i cili u ekzekutua në nëntor të vitit të kaluar në Tiranë së bashku me Armand Dumanin.
Ekzekutimi i dyfishtë që ndodhi në mbikalimin e Unazës së Madhe në Astir ende nuk është zbardhur. Në video shfaqet Eriges Mihasi duke ecur, ndërsa në një tjetër duke komunikuar në videocall me miq të tij dhe foto e video selfie.
Ku po strehohet Vis Martinaj? Gazetari i jep fund misterit: Ju tregoj shtetin ku ndodhet
Erigers Mihasi që ishte në timonin e makinës luksoze, tip Audi A7 me targa AB008EM, që u bë shoshë nga plumbat, njihej si një personazh i rrezikshëm dhe me shumë lidhje në botën e krimit.
32-vjeçari i vrarë njihej si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko.
Erigers Mihasi ishte arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, edhe ky i vrarë në një lokal në Tiranë në vitin 2016.
Mihasi dhe grupi i Martinajt janë përmendur si autorë të disa ngjarjeve kriminale. Por sot, Mihasi nuk jeton më, ndërsa Martinaj është i zhdukur pa gjurmë prej gushtit.