-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidentja e Perusë nuk jep dorëheqje, kërkon zgjedhje të parakoshme

Kryesoret

Presidentja e Perusë, Dina Bolluarte gjatë një konferencë për shtyp i kërkoi sot Kongresit të vendit të miratojë propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Bolluarte ishte ish-zëvendës presidente e Perusë dhe pasoi Pedro Castillo muajin e kaluar pasi ai u rrëzua nga posti dhe u arrestua.

Që atëherë protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin dhe të paktën 17 persona janë vrarë.

Sipas autoriteteve 5 persona të tjerë kanë vdekur si rezultat i drejtpërdrejtë i protestave.

Bolluarte sot iu përgjigj edhe protestuesve që i kërkonin dorëheqjen duke thënë se “kjo nuk e zgjidh problemin” dhe se ajo e bëri detyrën duke e dërguar projektligjin në Kongres.

Dje, Kongresi hodhi poshtë një projektligj që do të kishte shpallur zgjedhje të parakohshme në dhjetor 2023 në vend të prillit 2026.

Disa anëtarë të Kongresit i kanë kërkuar legjislativit që të rishqyrtojë propozimin.

Protestat pas arrestimit të ish-presidentit Castillo, i cili është në paraburgim përballë akuzave për shantazh dhe konspiracion kanë gjymtuar sistemin e transportit të Perusë, mbylljen e aeroporteve dhe bllokimin e autostradave.

Të mërkurën, qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore në të gjithë vendin në një përpjekje për të shuar demonstratat sporadike të mbështetësve të Castillo-s.

Qeveria i dha policisë kompetenca të veçanta dhe duke kufizuar të drejtat e qytetarëve, duke përfshirë të drejtën për të protestuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit