Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Talin të Estonisë me kryeministrin e vendit, Kristen Michal. Kreu i qeverisë estoneve vlerësoi ecurinë e Shqipërisë duke deklaruar se do të mbështesë Tiranën. Kryefjalë e bisedës ishte siguria dhe integrimi. Më pas kryeministri Edi Rama i ftoi estonezët që të vizitojnë Shqipërinë jo vetëm në verë por edhe në dimër.
“Ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimi ynë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtin novacion që e ka bërë Estoninë një markë globale. Ju përmendët ministren e IA, jemi shumë të lumtur t’ju a prezantojmë. Nga ana tjetër, më drejtë përmendët që Estonia dhe Shqipëria janë shumë të bashkuara, jo vetëm nga NATO, por nga një refuzim i palëkundur për të mos lënë fuqitë e huaja që të minojnë mënyrën tonë të jetesës.
Të vazhdojmë duke nisur që me mbylljen e kapitullit të negociatave. Është kënaqësi të shohësh trefishimin e numrit të estonezëve që vijnë në Shqipëri që nga 2023. Dua t’i them estonezëve që ndërkohë e lini vendin tuaj në errësirë, vini në kohë me diell në Shqipëri. Kështu që mund ta vizitoni Shqipërinë edhe në dimër. Gjithashtu, nuk do të gjeni simpati për Putinin atje, kështu që mund të vini lirisht. Jemi tepër të lumtur që jemi këtu dhe pres me padurim që të bëjmë më shumë së bashku. Prej kohësh keni treguar se të jesh vend i vogël nuk është kufizim. Faleminderit për këtë”, tha Rama









