-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrugët e bllokuara, policia apel shoferëve: Kujdes, po ju monitorojmë

Kryesoret

Policia ka bërë thirrje për drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes pasi në disa akse rrugore ka prezencë uji. Mësohet se në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë, rruga e Obotit është e pakalueshme si dhe një pjesë e autostradës Milot- Thumanë.

“Për shkak të motit të keq, në disa segmente rrugore ka prezencë të ujit dhe në këto kushte mund të rritet rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë, në akset rrugore, duke monitoruar qarkullimin nëpërmjet makinave inteligjente, radarëve automatikë, mjeteve të tjera logjistike, si edhe me mjete të paloguara. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos pëerdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit. Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar për shkak të motit të keq”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit