-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi në Poloni, pakot me granatë që plagosën policinë ishin dhuratë nga Ukraina

Kryesoret

Shefi i policisë polake, Jaroslaw Szymczyk tha sot se shpërthimi i së mërkurës së kaluar në zyrën e tij u shkaktua nga një granatë hedhës antitank.

Ai gjithashtu shtoi se i kishte marrë këto dy armë si dhuratë nga Ukraina.

Më 11 dhe 12 dhjetor Simchik kishte bërë një vizitë pune në Ukrainë gjatë së cilës u takua me zyrtarë të policisë së Ukrainës dhe shërbimeve të urgjencës.

Sipas ministrisë së brendshme polake dhurata ishte nga një prej drejtuesve të shërbimeve të Ukrainës.

Sot shefi i policisë tha për rrjetin radiofonik RMF se dhurata në fjalë ishin dy granatahedhës, njëri prej të cilëve ishte shndërruar në megafon.

Ai ishte siguruar se këto armë ishin të sigurta.

Por një nga dy granatahedhësit shpërtheu të mërkurën, duke plagosur lehtë shefin e policisë.

Nuk dihet shkaku i shpërthimit.

“Shpërthimi ishte i fuqishëm , krijoi një vrimë në tokë dhe shkatërroi çatinë,” tha Simczyk.

Vijojnë hetimet për të përcaktuar se kush është përgjegjës për aksidentin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit