-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asosacioni i komunave, Haradinaj: Kurti do ta nënshkruajë pasi do të jetë e përfshirë në marrëveshjen me Serbinë

Kryesoret

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u shpreh se kryeministri Albin Kurti herët a vonë do të pranojë kijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe do të mundohet ta kamuflojë atë, duke manovruar me gjuhën.

Haradinaj u shpreh i bindur se pranimi nga ana e Kurtit për krijimin e Asosacionit do të vijë pasi ky kusht do të përfshihet në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, të cilën tha se Kurti do ta nënshkruajë.

“Dalja, exiti për Kosovën dhe Kurtin nuk është të thuhet po ose jo në Asociacion, por të thuhet po për të finalizuar marrëveshjen, pra të shkohet në marrëveshje. Bindja ime është se për Kosovën është e papërballueshme ta trajtosh asociacionin vetëm si asociacion. Unë besoj se Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e cila ka brenda edhe Asociacionin, duke manovruar me gjuhën, duke e quajtur vetëqeverisje ose diçka ndryshe, por duke nënkuptuar një organizimin të komunave të pakicës serbe në Kosovën por brenda kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Haradinaj për Blic.

Duke folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, Haradinaj fajësoi direkt qeverinë e Kurtit për taktikat dhe politikën e përdorur deri më tani.

“Nuk mendoj se duhet të fokusohemi te Asociacioni si vend dhe të mbesim në Aasociacion … Kurti duhet ta ketë guximin që t`i kërkojë bashkësisë ndërkombëtare të ulemi në marrëveshje finale dhe ta shprehë gatishmërinë që të marrë obligime në marrëveshje finale por jo një nga një, obligimet një nga një qoftë Asociacioni, qoftë të tjera, janë të vonuara. Mund të realizohet kjo në kuadër të marrëveshjes finale dhe ky presion amerikan ndaj Qeverisë është një lloj ndëshkimi për këtë taktikën guerile dhe dëmet që i ka sjell kjo taktikë sovranitetit të vendit në veri”, deklaroi lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK theksoi se ai mendon se marrëveshja finale e ka njohjen reciproke në përmbajtje ku Kosova do të mund të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

“Marrëveshja në përmbajtje ka njohjen edhe reciproke dhe njohjen de fakto. Sipas bindjes time është edhe de juro, vetëm mungon vendosja e marrëdhënieve bilaterale si dy shtete të njohura, por ekziston njoha që Serbia i bënë Kosovës në planin ndërkombëtar. Serbia e njeh Kosovën si shtet i pavarur me të drejta për OKB, BE dhe NATO, por nuk ka gatishmëri për të vendosur marrëdhënie bilaterale në këtë kohë”, përfundoi Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit