-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunua të miturit, arrestohen tre persona në Cërrik

Kryesoret

Tre persona janë arrestuar në Cërrik pasi dhunuan 3 të mitur. Sipas njoftimit të policisë tre të arrestuarit janë: K. Xh., 22 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe G. Sh., 21 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit K. Xh., 22 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe G. Sh., 21 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi këta shtetas kanë goditur me grushte, 3 shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia ka dhënë informacione dhe për ngjarjen në Komisariatin e Policisë Elbasan, ku një i ri hodhi një sasi lënde djegëse.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 32, vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi mbrëmjen e djeshme, në dritaren e zyrës së informacionit të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka hedhur një sasi lënde djegëse (benzinë) dhe më pas i ka vënë flakën. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë shkaktuar dëme të lehta materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit