Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj protestës së sotme në kufirin në Jarinjë.
Hoxhaj ka thënë se regjimi serb është përgjegjësi i vetëm për tensionet e krijuara.
“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës. Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, ka shkruar ai në Twitter.
Pak kohë më parë ka përfunduar protesta e serbëve në Jarnijë në pikën kufitare me Kosovën.
Protesta u zhvillua në anën e territorit të Serbisë, si shenjë mbështetje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.
Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.
Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Damjan Knezheviq, tha se “vëllezërit në veri të Kosovës janë në një presion të madh”.
Ai gjithashtu shtoi duke thënë se e ka pasur të pamundur t’i bashkohen protestë së sotme.
https://twitter.com/Enver_Hoxhaj/status/1604495636019417089?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1604495636019417089%7Ctwgr%5E6f25487ddfbef6cc65f0a055ddd242a8831d0aa4%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fhoxhaj-regjimi-vuciqit-organizoi-protesta-e-tensione-ne-bashkepunim-grupin-wagner%2F