Nesër orën 9 do të bëhet ceremonia e fillimit të detyrës për drejtuesin e ri të SPAK.
Kujtojmë që Altin Dumani u zgjodh si drejtuesi i ri i SPAK, duke “mundur” në këtë garë Edvin Kondili që u rendit i dyti me 4 vota e ndërsa kandidati i tretë Adnan Xholi mori 1 votë.
Pra në proces votuan 10 anëtarë të KLP-së nga 11 në total, kjo për shkak se Esmeralda Keshi nuk ishte e pranishme.
Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.