Prestigjiozja amerikane New YorK Times ka zbuluar se SHBA u përpoqën të pengonin Ukrainën që të vriste Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Ruse, Valery Gerasimov.
Në raport thuhet se zyrtarët amerikanë kishin mësuar se Gerasimov planifikonte të vizitonte trupat ruse në frontin ukrainas në fund të prillit.
Uashingtoni, megjithatë nuk e përcolli informacionin në Kiev nga frika e një sulmi ukrainas kundër tij që do të kishte pasoja dhe mund të sillte SHBA-në dhe Rusinë në konfrontim të drejtpërdrejtë.
Megjithatë Ukraina mësoi për vizitën dhe vendosi të nisë një sulm.
Pas grindjeve të brendshme, administrata Biden mori vendimin e pazakontë për t’i kërkuar Ukrainës që të mos sulmonte.
Por ishte tepër vonë sepse Ukraina kishte nisur tashmë një sulm në pozicionin e Gerasimov që vrau dhjetëra ushtarë rusë.
Gerasimov nuk ishte në mesin e tyre që u vranë ose u plagosën.
Pas sulmit, zyrtarët e lartë rusë reduktuan ndjeshëm vizitat në front.