Serbët të cilët u mblodhën për të protestuar afër kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë janë kthyer ngadalë nga kishin ardhur raporton Gazeta Express.
Disa nga prijësit e protestës ishin të maskuar.
Ata kishin një komunikim me tone të ashpra me policinë serbe, të cilët u qëndruan përpara për ti ndaluar ata.
Në një moment protestuesit tentuan për të kaluar kufirin por u penguan nga policët.
Ata insistuan për pak që t’i afroheshin pikës kufitare.
Por në kufij po qëndronin trupa të KFOR-it.
Serbët e mbledhur në afërsi të kufirit dogjën një tabelë ku shkruante “Marrëveshja e Brukselit”.