E gjithë bota ka kthyer sytë nga finalja e shumë pritur e Botërorit.
Super ylli argjentinas, Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord pasi është titullar në këtë takim mes Argjentinës dhe Francës.
Me prezencën e tij në fushë, “pleshti” bëhet lojtari i parë në historinë e Kupave të Botës me 26 paraqitje nëpër Botërore.
35-vjeçari do kërkojë të arrijë sukses sot për të shkuar drejt majës së botë duke fituar trofeun më të rëndësishëm në futboll.