-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina restauron sistemin ngrohës pas bombardimeve ruse

Kryesoret

Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitaly Klitschko ka njoftuar sot për mes një postimi në Telegram se ngrohja në Kiev është restauruar plotësisht pas bombardimeve të fundit ruse që synuan infrastrukturën e ujit dhe energjisë elektrik.

“Qyteti po rikthen të gjitha shërbimet pas bombardimeve të fundit. Në mënyrë të veçantë është restauruar plotësisht sistemi i furnizimit me ngrohje në kryeqytet. Të gjitha burimet e furnizimit me ngrohje janë duke punuar normalisht”, shkroi ai.

Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia lëshoi ​​më shumë se 70 raketa të shtunën në një nga sulmet më të mëdha që kur Kremlini pushtoi vendin më 24 shkurt duke shkaktuar ndërprerje emergjente të energjisë në të gjithë Ukrainën.

Temperaturat në Kiev dhe në shumë pjesë të Ukrainës kanë qenë nën zero mëngjesin e sotëm me temperatura që pritet të zbresin deri në minus 6 gradë Celsius deri në mbrëmje.

Kyivi është qyteti më i madh në Ukrainë me një popullsi prej rreth 3 milionë banorësh ndërsa 2 milionë të tjerë jetojnë në zonën më të gjerë të kryeqytetit.

Dje mbrëma një e treta e qytetit ishte pa energji elektrike .

Kreu i YASNO, Sergei Kovalenko tha se aksesi në energji elektrike po rikthehej orë pas ore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit