Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 19 vjet burg për Gentian Malindin, i akuzuar për trafikimin e 137 kg drogë. Për për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për Malindin shkon në 12 vjet e 8 muaj.
Gentian Malindi u arrestua me 27 tetor të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim pas operacionit të zhvilluar në Durrës më 19 shtator të 2019 ku u kapën 137 kg drogë.
Kush është Gentian Malindi?
Malindi me profesion jurist, është djali i avokatit Ilir Malindi. Ai është një person me precedent të mëparshëm penal.
Më 8 qershor të 2013 ai është arrestuar nga policia pasi kap me 500 kg drogë të llojit kanabis sativa, por më vonë gjykata e liroi. Droga u kap nga policia në zonën e Plazhit, e fshehur në furgon tip “Benz Mercedez”, me targë AA 938 AE, e cila kishte si destiancion Italinë.
Por 42-vjeçari është i njohur në fushën e biznesit të peshkut. Ai ka në pronësinë e tij varkë e cila peshkon në detin Adriatik, që në QKR mban emrin e biznesit “Anyway”.
Më 18 nëntor të 2018 Malindi, ka paditur edhe Policinë Kufitare, pasi sipas tij nga kontrollet e njëpasnjëshme që i ka bërë në varkën e peshkimit, i shkaktuan dëm ekonomik e moral. Madje babai i tij, Ilir Malindi më 30 tetor të 2014 ka paditur në Gjykatë edhe ish-ministrin Saimir Tahiri, se Policia Shtetit përndjek dhe dhunon djalin e tij për këtë çështje. Ai kërkoi në gjykatë 5 milionë dëmshpërblim.