Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Kosovës. Ai kishte marrë makinën e shokut të tij për ta përdorur dhe më pas ia kishte shitur një personin tjetër,
Policia ka bërë me dije se makina i është kthyer pronarit.
“Policët hetues, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë arrestuar personin L.Q i moshës 23 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë nga personi E.J i moshës 22 vjeçar, e kishte shitur atë në qytetin e Lipjanit një personit tjetër.
Nga hetimet e para, sipas ankuesit, dy të dyshuar i kanë marrë dy automjete në shërbim dhe nuk ishin lajmëruar më. I dyshuari i parë L.Q është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar ‘Shpërdorimi i pasurisë së huaj’, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thuhet në komunikatë.