-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjokutaj te “5 pyetjet”: SPAK është avokati më i madh i qeverisë

Kryesoret

Duke folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, juristi Endri Shabani, tregoi një rast të një kallëzimi në SPAK të nismës “Thurje”, për të cilën tha se ende nuk kishin marrë një përgjigje.

Ditën e drejtë sapo ishte hapur dera e SPAK-ut ne kemi shkuar atje për të denoncuar sterilizimin. Pasi qeveria i jepte privatit me koncesion këtë shërbim që po ta bënte vet shteti dot të binte shumë herë më lirë.

Këtë çështje e ka marrë prokurori Kandili, e sotme e kësaj dite se nuk kemi përgjigje për këtë kallëzim.

Kanë kaluar 3 vite nuk është marr përgjigje edhe pak po të vazhdojë kjo punë nuk ka më vlerë përgjigja. Nga kjo pikëpamje ne nuk jemi të kënaqur fare nga puna e SPAK-ut. 

Ndërsa avokati Genc Gjokutaj u shpreh se SPAK luan rolin e avokatit të qeverisë.

“Ne vuajmë nga mungesa e vullnetit jo nga padijenia. Këtu është një dualizëm i madh prej vitesh, politika me drejtësinë. Deri më sot ka prevaluar politika. Me procesin politik mund të ecet drejt pafundësisë pa u ndëshkuar askush, ndërsa në drejtësi ka limit, ka ndëshkim. Në Shqipëri ndodh fenomeni ku në vend që drejtësia t’i bënte vettingun politikës, ndodh e kundërta. Dumani ka integritet edhe vullnet Unë besoj se ai do të bëjë diçka, por problemi është tek ekipi, duhet grupi se nuk do hetojë vetëm.

Në krye të herës duhet të shkojmë në shkakun e mosfunksionimit të drejtësisë. Rama u ankonte se SPAK-u po i bënte namin, por deri tani kjo struktrë ka qenë avokati më i madh i qeverisë. Nuk ka 3 vite një proces penal, maksimumi 2 vite duhen. Këtu po luhet pafundësisht me afatin”–  tha  Gjokutaj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit