Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në një ndërtesë në periferi të Torontos.
Në mesin e viktimave është dhe autori i ngjarjes, i cili vdiq pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë, raportojnë mediat e huaja.
Rreth orës 19:20, oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna në Vaughan, tha shefi i policisë rajonale të York-ut Jim MacSween.
“Pasi mbërritën oficerët, ata u përballën me … një skenë të tmerrshme ku vdiqën shumë viktima,” tha MacSween në një konferencë për shtyp.
Shefi i policisë tha se nuk kishte detaje nëse sulmuesi ishte banor i ndërtesës.