Bajram Rezhda, 67 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit. Atij iu gjetën 31 ora të markave të shtrenjta dhe plot 780 fishekzjarrë.
Po ashtu ai po transportonte edhe një emigrant, Romeo Merën, i cili po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi B. R., u gjetën 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me lëndë piroteknike (780 fishekzjarre dhe kapsolla) dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim, gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kapën shtetasin R. M., i cili transportohej nga 67-vjeçari, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. M. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument identifikimi i falsifikuar,” ka njoftuar policia.