-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A po hetohet Ahmetaj për inceneratorët? SPAK: Nuk mund të përgjigjemi

Kryesoret

Një prej çështjeve më të përfoluara për korrupsion në 9 vite të qeverisjes së socialistëve është ajo e inceneratorëve. Sot SPAK njoftoi se çoi në gjyq dosjen për inceneratorin e Fierit, pas atij të Elbasanit, ku të përfshirë janë dhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, të akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Një kallëzim në SPAK po implikon edhe ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj lidhur me disa fatura të paguara nga Klodian Zoto.

SPAK: Zoto u pagoi udhëtimet Bllakos, Dervishajt dhe Kondit! Po Ahmetaj?

Zëri i Amerikës shkruan se Zoto duket se i grumbulloi të dhënat kompromentuese ndaj Ahmetajt, pikërisht në vitin 2020, kur prokuroria regjistroi dhe procedimin penal për rastin e inceneratorëve, dhe presioni publik dhe akuzat në lidhje me ndërtimin e inceneratorëve ishin intensifikuar, duke parandjerë me gjasë, kthesën që po merrnin ngjarjet. Shumat e prenotimeve në hotelet luksoze, variojnë nga 1100 deri në 1700 euro për dy netë qëndrimi në 8 udhëtime që nga Viena, Milano, Bukuresht apo Franfurti.

Zëri i Amerikës pyeti SPAK-un nëse ka qenë prokuroria në dijeni të këtyre email-ve dhe nëse po, a janë ato pjesë e provave në dosjen hetimore, dhe nëse nuk ka patur dijeni për to, a shërbejnë këto email-e si indicie për të marrë në pyetje apo nën hetim edhe ish ministrin Arben Ahmetaj. Në përgjigjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se hetimet paraprake vazhdojnë dhe sa kohë ka hetime nuk mund t’i përgjigjen këtyre pyetjeve.

Koka, Bllako, Zoto e biznesmenë në gjyq për inceneratorin e Fierit, SPAK shpëton Subashin

Ndërsa në njoftim e SPAK për mediat mbi dërgimin e dosjes me disa të pandehur në Gjykatë, për inceneratorin e Elbasanit, thuhet se hetimet vazhdojnë të ndara për elementë të tjerë, përfshirë edhe provat dhe dokumentet që janë gjetur dhe janë nxjerrë nga kompjuterat e sekuestruara në banesën e të pandehurit Klodian Zoto.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit