-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania: Rusia do t’i japë Iranit komponentë të avancuar ushtarakë në këmbim të dronëve

Kryesoret

Britania ka akuzuar Rusinë se po planifikon që t’i japë Iranit komponentë të avancuar ushtarakë në këmbim të qindra dronëve. Kështu tha më 20 dhjetor ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, duke bërë thirrje që Perëndimi të bëjë më shumë për të bërë publikë këtë këmbim.

“Irani është bërë një prej mbështetësve kryesorë ushtarakë të Rusisë”, tha Wallace para Parlamentit, teksa foli për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Në këmbim të furnizimit me mbi 300 dronë kamikazë, Rusia tani po dëshiron që t’i ofrojë Iranit komponentë të avancuar ushtarakë, duke minuar sigurinë në Lindjen e Mesme, por edhe atë ndërkombëtare. Ne duhet ta bëjmë publike këtë marrëveshje. Në fakt, sapo e bëra”, tha ai.

Wallace nuk dha detaje se për çfarë lloje të komponentëve ushtarakë Rusia dëshiron t’i japë Iranit.

As Ministria e Mbrojtjes së Rusisë dhe as Ministria e Jashtme e Iranit nuk i janë përgjigjur kërkesave të Reutersit për koment.

Britania, së bashku me aleatët perëndimorë, ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën pas nisjes së pushtimit rus.

Më herët gjatë të martës, shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i tha ministrit të Jashtëm iranian se Teherani duhet menjëherë të ndalë ndihmën ushtarake për Rusinë.

Irani ka pranuar se i ka dërguar dronë Rusisë, por ka thënë se dërgesat janë bërë para se Moska të pushtonte Ukrainën në shkurt. Moska ka mohuar se përdor dronë iranianë në luftën kundër Ukrainës.

Më 19 dhjetor, Rusia sulmoi Ukrainën me dhjetëra dronë kamikazë, duke goditur infrastrukturën kritike në dhe përreth Kievit. Ky ishte sulmi i tretë ajror që Moska ka kryer ndaj kryeqytetit ukrainas në më pak se një javë.

Dronët kamikazë janë të lirë për t’u prodhuar dhe fluturojnë drejt objektivit duke shpërthyer eksplozivët gjatë kontaktit me shënjestrën.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar individë të ushtrisë iraniane dhe kompani të mbrojtjes, për përfshirjen e tyre në furnizimin e Rusisë me dronë iranianë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit