-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E ardhmja e Deschamps vulos rikthimin e Zidane

Kryesoret

Para Kupës së Botës në Katar mediat kryesore në Francë po raportonin që Zinedine Zidane mund të ishte pjesë e  kombëtares franceze që nga fillimi i vitit 2023 pas përfundimit të Kupës së Botës 2022.

Trajneri aktual i Francës, Didier Deschamps i cili e çoi skuadrën në finalen e dytë radhazi dhe humbi trofeun me penallti vështirë se do të largohet nga drejtimi i saj.

Sipas gazetës franceze, L’ Equipe do të nisin diskutimet për qëndrimin e tij deri në Euro 2024, ndërkohë që ka edhe skenarë për Botërorin 2025.

Federata franceze e futbollit do të flasë së shpejti me trajnerin e madh ndërsa qëndrimin e tij e ka mbështetur edhe presidenti Emmanuel Macron.

Çështja është se çfarë ndodh me Zidane, i cili edhe pse i ftuar zgjodhi të mos udhëtonte në Katar për të parë finalen e së dielës live.

Equipe shkruan se në varësi të zhvillimeve në çështjen Deschamps, do të vendosë edhe Zidane.

Gazeta raporton se Juventusi, i cili dëshiron të hyjë në një epokë të re, kërkon që ai të kthehet.

Zizou pati një karrierë të shkëlqyer në Torino si lojtar dhe do të donte të kthehej si trajner.

Ai e njeh mirë klubin dhe Serinë A.

Ai nuk do të dëshironte të shkonte në Paris Saint-Germain pasi nuk e konsideron projektin e tyre të strukturuar mirë.

Manchester United vazhdon të jetë i interesuar, por ai nuk ëndërron të jetë pjesë e Premier League.

“Dua të vazhdoj me këtë karrierë sepse kam ende dëshirën, është pasioni im. Unë jam 50 vjeç, jam ngopur, jam i lumtur, kjo është gjëja më e rëndësishme”, kishte deklaruar së fundmi Zizou për qëllimet e tij.

Zidane ka qenë jashtë fushës që nga viti 2021 kur u largua nga Real Madrid.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit