-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EUROPOL operacion ndërkombëtar kundër ilaçeve kontrabandë dhe dopingut, ‘në listë’ edhe Shqipëria!

Kryesoret

Europol koordinoi fazën e tretë të operacionit ‘Shield’. Një përpjekje globale për të goditur trafikimin e barnave të falsifikuara si dhe substancave doping. Operacioni u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja. Përfshiu policinë dhe autoritetet doganore nga 28 vende (19 shtete anëtare të BE-së dhe 9 vende të palëve të treta, mes tyre edhe Shqipëria).

Operacioni u zhvillua nga prilli në tetor 2022. Gjatë operacionit, oficerët e rendit shpërbënë 59 grupe kriminale dhe arrestuan ose raportuan në organet e drejtësisë 349 të dyshuar.

Njëkohësisht, autoritetet sekuestruan sasi masive të barnave të keqpërdorura, të falsifikuara ose të skaduara, produkte dhe substanca dopingu.

Po ashtu edhe suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, si dhe vaksina të falsifikuara kundër COVID, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore.

Substancat doping dhe ilaçet për mosfunksionimin erektil ishin ndër sendet më të sekuestruara. Në operacionin Shield III u sekuestruan mbi 40 milionë euro. Po ashtu më shumë se 10.5 milionë njësi ilaçesh dhe substancash dopingu. Janë sekuestruar gjithashtu mbi 1 milion teste të falsifikuara për COVID.

Janë kryer 195 hetime, 349 të dyshuar janë arrestuar ose raportuar në organet gjyqësore, janë hetuar 59 grupe të krimit të organizuar.

Gjithashtu u mbyllen 10 laboratorë nëntokësorë, 588 faqe interneti të monitoruara, u kapën mbi 74 000 dërgesa. Nga 3 526 kontrolle antidoping të kryera 39 rezultuan pozitive.

Qeveritë që ofrojnë vaksinat pa kosto kontribuuan në krijimin e një situate të pafavorshme për kriminelët që synojnë të ushqejnë një treg të paligjshëm.

Në këtë operacion u përfshinë:

Shtetet Anëtare të BE-së: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Spanja.

Vendet e palëve të treta: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Gjeorgjia, Islanda, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit