Burri i vrasëses së Menduh Kurt-Dedës, Spiro Karaj ka folur për emisionin me Zemër të Hapur dhe ka treguar për aktivitet e gruas MArjeta Karajt dhe dy çunit të tij, që po ashtu është i akuzuar për vrasje.
Gjatë intervistës ai është shprehur se nuk kishte dijeni për borxhin që viktima i kishte gruas së tij dhe se sipas tij e shoqja ishte thuajse gjithë kohës në spital me të. Ai ka shtuar se nuk i njihte persona e tjerë të cilët janë të përfshirë në këtë vrasje.
INTERVISTA
Keni qenë në dijeni për borxhin 10 mln lekë të vjetra?
Burri i Marjeta Karaj: Nuk di gjë moj ti, ajo shkonte në punë. Nuk ndërhyja
Po ku vetë keni punuar?
Burri i Marjeta Karaj: Ka punuar sa na kanë dalë brinjët
As nga djali juaj s’keni pasur shqetësim?
Burri i Marjeta Karaj: Po jo asgjë, çfarë jeni duke folur. Asgjë.
Nuk është e vërtetë që keni pasur tentativë divorci?
Burri i Marjeta Karaj: As nuk është parë ndonjëherë në ëndërr, asnjëherë.
A ishte përfaqësuese e fëmijëve…?
Burri i Marjeta Karaj: Ishte, por s’ka pasur zyrë…Çfarë të them unë jam me dhimbje me mushkri. Kam tentuar të shkoj ta takoj, por nuk ka lë askush të dalë.
Djali i arrestuar bashkë me bashkëshorten që pretendon se është shok me djalin?
Burri i Marjeta Karaj: Nuk i njoh fare,. Nuk e di çfarë surrati ka
Nuk e besoj këtë ngjarje, e kam akoma si ëndërr. Nuk e besoj gjallë në botë. Si të gjitha familjet e tjera, kam punuar një jetë në ndërtim. Nuk më kanë munguar para, ia kam lënë asaj të drejtën e lekëve, nuk e pyes unë ku shkon a apo jo.
Në 2017 kështu ka qenë marrëdhënia?
Burri i Marjeta Karaj: Po njësoj, asnjë pikë dyshimi
S’keni pasur biznes privat?
Burri i Marjeta Karaj: Jo, jo s’kemi pasur biznes privat. Do të luftoj për të mbrojtur djalin me të gjitha mundësitë. Nuk e di është e pafajshme.