-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hiqe qafe”! Misteri i mesazhit të killerit, kush e dha urdhrin për vrasjen e dy shqiptarëve?

Kryesoret

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve mbrëmjen e së dielës në Athinë. “Prothotema” shkruan se në trupin e Kreshnik Çerçizajt 41-vjeç u gjetën 5 plumba.

Viktima tjetër Armando Ogranaja 44-vjeç vdiq nga paniku. “Sipas dëshmive të para të raporteve mjeko-ligjore, 44-vjeçari shqiptar i plagosur ka ndërruar jetë nga ataku kardiak dhe jo nga plaga e plumbit në bark” shkruan gazeta greke.

Kjo i bën hetuesit të besojnë se objektivi i killerit ishte vetëm shqiptari 41-vjeçar Çerçizaj, pasi nga 7 plumba që ai qëlloi brenda 4 sekondave, 5 kapën 41-vjeçarin e skeduar për drogë, grabitje dhe trafik emigrantësh dhe vetëm një goditi 44-vjeçari në bark.

Pas plumbave të parë që ka “ngrënë” Kreshnik Çerçizaj ka rënë majtas dhe me siguri një plumb nga plaga depërtuese që ka shkaktuar ka goditur të dytin” vijon më tej shkrimi.

Ende nuk dihet arsyeja se përse autori zgjodhi që krimin ta realizonte në një kafene para dhjetëra njerëzve, ku rreziku i viktimave të tjera është shumë i mundshëm. Nga të shtënat me armë të autorit është plagosur edhe një 31-vjeçare.

Fakti që vrasësi zgjodhi të godiste në shesh në mes të një mbrëmjeje kafe të së dielës është një enigmë e pazgjidhur.

Ata nuk mund të shpjegojnë arsyet, ndërsa informacionet thonë se urdhri për vrasjen e 41-vjeçarit është dhënë nga një i dënuar brenda burgjeve greke” mbyllet shkrimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit