Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pasi mbylljes së hetimeve të SPAK për inceneratorin e Fierit. Ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj pasi jashtë gjykimit ka mbetur Armando Subashi, Ëngjëll Agaçi dhe Edi Rama.
“SPAK apo “pak”??
U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq.
U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen.
Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.
Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë?
Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?!?” ka shkruar ajo në Facebook.