-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim në tubacionin që transportonte gaz nga Siberia përmes Ukrainës, raportohen 3 të vdekur

Kryesoret

Një shpërthim ka ndodhur në tubacionet e eksportit të gazit Urengoi-Pomary-Uzhhorod që transporton gaz nga Siberia veriperëndimore e Rusisë përmes Ukrainës.

Sipas raportimeve për shkak të shpërthimit kanë mbetur të vdekur 3 persona.

Zyrtarët lokalë raportuan për mes një postimi në Telegram se rrjedha e gazit përmes seksionit të tubacionit ishte ndërprerë që nga ora 13:50.

Ministria rajonale e emergjencave të Chuvashia tha se tubacioni u dëmtua pranë fshatit Kalinino, rreth 150 km në perëndim të qytetit të Vollgës të Kazanit dhe se zjarri tani ishte shuar.

Sipas të njëjtit burim, shpërthimi i tubacionit ka ndodhur gjatë punëve të planifikuara të mirëmbajtjes.

Tubacioni, i cili transporton gazin në Evropë nga Arktiku rus është ndërtuar në vitet 1980.

Ai hyn në Ukrainë përmes pikës Sudzha, e cila tani është rruga kryesore për gazin rus që arrin në Evropë.

Prodhuesi shtetëror i gazit Gazprom dhe filialet e tij lokale nuk iu përgjigjën deri më tani kërkesave për koment.

Gazprom tha më herët sot se pret të dërgojë 43 milionë metra kub gaz në Evropë përmes Ukrainës në 24 orët e ardhshme, një vëllim i ngjashëm me atë të ditëve të fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit