Teksa janë bërë 11 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, Petar Petkoviç reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti duke thënë se çdo veprim do të nxiste përshkallëzimin.
Petkoviç shkroi se tentativat për heqje të barrikadave do të konsideroheshin si përgjigje ndaj dhunës.
“Do të ishte mirë që Kurti të koordinohej me vetveten dhe menjëherë ta lirojë Dejan Pantic, që të tërheqë policët special të armatosur me armë të gjata nga Veriu i Kosovës e Metohisë që s’mund të jenë prezent atje, si dhe të heqë listat e përndjekjeve e arrestimeve të serbëve, dhe gjithsesi të përmbushë obligimin dhe të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe. Kurti mos ta mendojë që me dhunë t’i heqë barrikadat, pasi ato janë së pari si përgjigje ndaj dhunës, e çdo veprim i ri i dhunshëm nga ana e Kurtit do të rrezikonte nxitjen e eskalimit që nuk do të mund ta kontrollojë”, tha Petkoviç.
Ambasadori gjerman thirrje Serbisë: Hiqni barrikadat në veri para Krishtlindjeve!