-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Kurti: Vuçiç po shkel egërsisht marrëveshjen e vitit 2013

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me kundërshtimin përmes letrave të dërguara drejt shteteve të BE-së nga Serbia për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, presidenti serb Alekssandër Vuçiq po shkel hapur dhe egërsisht pikën 14 të marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se për ajo ishte pika e vetme me vlerë në atë marrëveshje.

Ai ka thënë se Presidenti e Qeveria e Serbisë mbetën të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Kosovës në BE.

“Presidenti dhe Qeveria e Serbisë, mbetën të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE. Duke i dërguar letra shteteve anëtare të BE-së, që t’i nxisin për të kundërshtuar aplikimin tonë për anëtarësim në BE, Vučić-i po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013 (Marrëveshja Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013) e cila në pikën 14 parashihte heqjen dorë nga kundërshtimi dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në BE”, ka shkruar Kurti në një reagim të tij.

Kryeministri Kurti ka thënë se procesi i nisur më 15 dhjetor në kryeqendrën çeke, Pragë, do të vazhdojë përmes bashkëpunimit me partnerët dhe miqtë.

“Procesi që filloi me dorëzimin e aplikimit zyrtar më 15 dhjetor në Pragë, në kuadër të Presidencës Çeke, do të vazhdojë me punën tonë dhe bashkëpunimin me partnerët e miqtë tanë. Një falënderim i veçantë për të gjithë zyrtarët shtetëror që ndihmuan në përgatitjen e këtij procesi dhe për zbatimin e reformave paraprake mbi të cilat e dëshmuam progresin tonë politik, ekonomik e juridik.”, ka shënuar ai.

Sipas kryeministrit, Kosova do të bëhet anëtare kuptimplotë në Bashkimin Evropian dje Serbia nuk do të mund të pengojë.

“Asnjëherë”, ka shkruar Kurti në fund.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit