Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kandidaturën e Ardian Dvoranit për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Bardhi shkruan se kandidatura e Dvoranit është e papranueshme dhe se Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste.
Postimi i Bardhit:
Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste. Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për çdo opozitar! Meritokracia dhe jo preferencat politike janë baza e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese.