“E kanë parë të gjithë se si Rama ka instaluar kulturën e hajdutërisë së pacipë në dogana e çdo institucion.
Realiteti tregon qartë që kemi një drejtësi me regji ndërsa grabiten miliarda dhe pastrohen para sheshit në aferën e portit të Durrësit ndërsa inceneratorët gllabërojnë dhjetëra milionë euro.
Sot nisën dhe punimet e teatrit në mënyrë të jashtëligjshme, po paguhen qindra miliona euro për arbitrazhet e humbura sepse Rama ka prishur kontratat.
Korrupsioni i provuar me zë e figurë në dogana ku bëhet batërdia vazhdon i pa shqetësuar nga drejtësia, korrupsioni me energjinë vazhdon në kulmin e krizës, korrupsioni i provuar në ujësjellësa vazhdon dhe uji nuk vjen.
Korrupsioni me gjoja investime strategjike është kudo sheshit ku oligarkët dhe Edi Rama vjedhin me qindra miliona euro, ndërsa justifikim për rritjen e çmimeve është lufta në Ukrainë, ku çmimi i naftës është më i lirë se këtu”, tha ai.