-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në takim me pedagogët: Rroga qesharake për intelektualët

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me pedagogë dhe arsimtarë, ish kryeministri tha se këta të fundit kishin rrogat më të ulëta dhe se nuk u jepeshin fondet e nevojshme për kërkime shkencore.

Pedagogët e universiteteve, asistentët e tyre mbetën ndër më të keqpaguarit.
Rrogat qesharake për pedagogun, intelektualin.
3 ditë më parë kisha një takim me mjekët, çfarë tregoi njëri prej tyre. Unë tha operoj të sëmurën me patologji të mitrës, operacion që mund të jetë dhe madhor.

Paguhej 25 mijë lekë të vjetra. Kompleti që ishte sterilizuar për operacionin, kompania merrte 820 mijë lekë. Nëse mua nuk më mjaftonte ky kompleks, e do të hapja një tjetër, shkonte në 1.2 milionë. Kjo tregon se çfarë mund të bëjë babëzia në këtë vend. Dhe kjo është kudo.
Po kush e ka sterilizimin thoni ju, e ka Edi Rama. A keni parë të gjithë ju kur kalonte nga ekrani në ekran me një pincë të thyer, që nuk ekziston askund, përveç se në koshin me plehra, por për të justifikuar koncesionin e tij të sterilizimit dhe mashtronte shqiptarët, ja me çfarë operonin. Kush mund të bëjë një gjë të tillë tjetër.

I jam shumë mirënjohës mjekut që e tha haptas, kurse ju skeni fare, as fond për kërkime shkencore. Për të bërë një kërkim duhet të firmoset nga ministri. Këta punojnë për të krijuar kushte që ju të largoheni nga Shqipëria, mjekët të largohen nga Shqipëria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit