Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjenocidin serb dhe rrëzimin e përmendores në Kukës. Ai është shprehur se Edi Rama ka urdhëruar Gjicin për shembjen, për ti bërë qejfin Vuçiçit.
“Rama urdhëron Safetin të shkelmojë shpirtrat e tyre dhe të rrafshojë përmendoren e ngritur pak vite më parë, në nderim të më së paku 2 mijë e 200 qytetarëve shqiptarë. Shifra të tjera thonë 6 mijë. Një barbari e pashembullt në luftë, një ndëshkim i pashembullt dhe ketu Edi Rama heq përmendoren, rrafshon përmendoren që kishte fjalë dhe të një serbi të madh që dënoi me forcë këtë genocide.
Unë disa herë kam ngritur çështjen e genocidit të Lumës. Ky ka rrënuar këtë përmendore. Ky njeri i urren shqiptarët. Ky ka gjak tradhëtari, nuk ka gjak shqiptari. Ky i hoqi me kërkesë të Vuçiçit. Nuk ka akt më të turpshëm dhe më antishqiptar se ky. Ka shkelmuar. Pse u vranë ata? Vetëm sepse luftuan. Bllokuan serbët që të mos pushtonin Shqipërinë. Për shkak të suksesit të kryengritjes së tyre u kthyen në 1913 më një furi të paparë. Si mund ta bëjë? Edi Rama bën gjithçka,” është shprehur Berisha.