Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano mbrëmjen e sotme ka aksidentuar shtetasin E. H 17 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spatial në gjendje kome.
Sipas policisë Bollano është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.