-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

​KFOR ende asnjë përgjigje për kërkesën e Serbisë për dërgimin e trupave ushtarake në Jarinjë!

Kryesoret

KFOR është ende duke e analizuar kërkesën e Serbisë për dërgimin e 1000 trupave policore e ushtarake në veri të vendit. Kjo u bë e ditur vetë nga ky mision që tha se do të vazhdojnë të ofrojnë një mjedis të sigurt duke inkurajuar dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme.

“Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të ofrojmë lirinë e lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë udhëheqësve aftësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thonë nga KFOR.

Sveçla për tensionet Prishtinë-Beograd: Rakiç dhe bandat kriminale serbe kanë bllokuar qytetarët dhe policët në veri!

Duke folur për stërvitjen në Novosellë, KFOR thotë se e kanë të rëndësishme për t’u trajnuar dhe testuar aftësitë e njësive të saj për të garantuar lirinë e lëvizjes duke përdorur mjetet në dispozicion në rast se marrëveshjet politike nuk përmbushen dhe iu kërkohet ndërhyrja.

Komanda Rajonale Lindore e KFOR-it ka shtuar prezencën në kufi në Jarinje duke pasur parasysh protestën e organizuar nga grupet kriminale që erdhën nga Beogradi, me qëllim, sipas autoriteteve të Kosovës, djegien e pikës doganore të Jarinjës. Mirëpo, KFOR thotë se ngjarja u mbyll pa të lënduar.

“Heqja e barrikadave mund të shkaktojë viktima”/ Ministri serb reagon pas deklaratave të Kurtit!

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuçia, deklaroi se KFOR-i ka aftësitë dhe mjetet e duhura për të penguar dhunën në rajon dhe për të siguruar kushte që inkurajojnë dialogun e mëtejshëm politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për të ecur përpara, nën lehtësimin e BE-së.

KFOR-i beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sjelljes agresive për të ndikuar në vendimet politike në Kosovë është i papranueshëm dhe perceptohet si provokim. Sipas KFOR, është përgjegjësi e të gjithëve për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë kolektive të rajonit./KosovaPress/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit