Ndeshja nisi shumë mirë për të kuqtë, të cilët do merrnin avantazhin shumë shpejt. Krosimi i Buxhelajt nuk do mund të kontrollohej dot nga Aleksi, aty u gjend Skuka, i cili shënoi në minutën e 4.

Pas 30 minutash lojë, sërish Skuka pati një rast të mirë por këtë herë gjeti përgjigjen e Bekajt.

Pjesa e dytë e ndeshjes fillon në kohë vonesë, pasi ndërsa skuadrat ishin në dhomat e zhveshjes, tifozët në tribuna hodhën fishekzjarre të shumta duke e bërë të pamundur vijimin normal të sfidës.

Hadroji në minutën e 74-të shpëton ekipin nga një gol i sigurt, pasi Ismajlgeci ishte gati për të barazuar shifrat për bardheblutë, pas një topi të ardhur nga krahët.

Skuadra e Colellas merr kështu 3 pikë të arta dhe shkon në kuotën e 29 të tillave në vendin e parë.

Ndërsa Tirana renditet e dyta me

4 pikë më pak.