Super ylli argjentinas, Lionel Messi ka biseduar për vazhdimin e kontratës me PSG-në e cila përfundon në fund të këtij edicioni.
Gazetari sportiv, Fabrizio Romano shkruan se marrëveshja mes palëve ekziston por ende nuk është folur për shifrat dhe kohëzgjatjen e kontratës.
“Paris Saint-Germain ka marrëveshje verbale me Lionel Messin për zgjatjen e kontratës. Ka një pakt për të përbashkët për të ecur tutje. Nuk ka ende vendim për kohëzgjatjen dhe pagën, të cilat do të caktohen në takimin e ardhshëm. Al Khelaifi dhe Campos, po punojnë për këtë gjë”, ka shkruar Romano.
Romano gjithashtu ka njoftuar se interes për Messin ka Inter Miamit dhe Barcelona.
“Leo Messi nuk e ka pranuar propozimin e Inter Miamit dhe nuk ka negociuar me Barcelonën. Të dy klubet i janë afruar, por nuk ka pasur avancim të negociatave”, ka nënvizuar Romano.
Paris Saint-Germain kishte punuar për muaj, që nga presidenti te bordi dhe trajneri për të vazhduar me Messin dhe këtë siç duket ia kanë arritur.
Lionel Messi sapo ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën dhe do të kthehet së shpejti në Paris për të vazhduar karrierën ku në këtë klub kërkohet trofeu i Ligës së Kampionëve.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1605635976738455552?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1605635976738455552%7Ctwgr%5E1b314937c74974deeef76a819301d65186381617%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmessi-ka-marreveshje-psg-ne-per-vazhdimin-e-kontrates%2F
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1605637484444061706?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1605637484444061706%7Ctwgr%5E1b314937c74974deeef76a819301d65186381617%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmessi-ka-marreveshje-psg-ne-per-vazhdimin-e-kontrates%2F