-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Romano: Messi zgjat kontratën me PSG, kohëzgjatja dhe paga caktohen takimin tjetër

Kryesoret

Super ylli argjentinas, Lionel Messi ka biseduar për vazhdimin e kontratës me PSG-në e cila përfundon në fund të këtij edicioni.

Gazetari sportiv, Fabrizio Romano shkruan se marrëveshja mes palëve ekziston por ende nuk është folur për shifrat dhe kohëzgjatjen e kontratës.

“Paris Saint-Germain ka marrëveshje verbale me Lionel Messin për zgjatjen e kontratës. Ka një pakt për të përbashkët për të ecur tutje. Nuk ka ende vendim për kohëzgjatjen dhe pagën, të cilat do të caktohen në takimin e ardhshëm. Al Khelaifi dhe Campos, po punojnë për këtë gjë”, ka shkruar Romano.

Romano gjithashtu ka njoftuar se  interes për Messin ka  Inter Miamit dhe Barcelona.

“Leo Messi nuk e ka pranuar propozimin e Inter Miamit dhe nuk ka negociuar me Barcelonën. Të dy klubet i janë afruar, por nuk ka pasur avancim të negociatave”, ka nënvizuar Romano.

Paris Saint-Germain kishte punuar për muaj, që nga presidenti te bordi dhe trajneri për të vazhduar me Messin dhe këtë siç duket ia kanë arritur.

Lionel Messi sapo ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën dhe do të kthehet së shpejti në Paris për të vazhduar karrierën ku në këtë klub kërkohet trofeu i Ligës së Kampionëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit