Mbrëmjen e djeshme FNSH e ndihmuar nga policia lokale zhvilloi një operacion blic në Peqin. Në shënjestër dyshohet se ishte i shumëkërkuari Talo Çela.
Aksioni policor është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, miratuar dhe nga Gjykata e Posaçme GJKKO, por që dolën blof.
Talo Çela është i kërkuar për operacionin “Plumbi i Artë”, por edhe dosje të tjera të vjetra në Elbasan për vrasje dhe vepra të tjera të rënda penale.