Sot nisi puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Ceremonia u zhvillua nën ruajtjen dhe masa të forta sigurie, pasi disa qytetarë dhe aktivistë që kundërshtuan shembjen e teatrit të vjetër, të mbështetur nga PD-së po protestonin.
Aktorët dhe të ftuarit po futeshin njëri pas tjetrit. Mes tyre edhe drejtori aktual i Teatrit Kombëtar, Altin Basha u drejtua për në zonën ku do të zhvillohej ceremonia, por e ndaloi policia.
Efektivët e vendosur në perimetrin e sigurisë për të shmangur incidentet me protestuesit i ndaluan hyrjen Bashës pasi nuk e njohën.
Altin Basha që u zgjodh vetëm pak ditë më pas në postin e drejtorit u shpjegon arsyen, por policët për disa minuta e shikojnë me hezitim dhe në fund e lejojnë që të futet brenda perimetrit.