-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Viti 2022 solli probleme për miliarderët, humbën më shumë se 1 trilionë dollarë

Kryesoret

Miliarderet nuk e shtuan dot pasurinë e tyre në vitin 2022 siç kanë bërë në vitet e mëparshme, me gjigantët e teknologjisë që shohin rritje të qarkullimit gjatë pandemisë.

Ky vit siç raportohet nga të dhënat e revistës Forbes nuk ishte i mirë për miliarderët.

Pasi i shtuan triliona pasurive të tyre kolektive në 2020 dhe 2021, njerëzit më të pasur në botë janë goditur këto 12 muaj nga tregje të paqëndrueshme të aksioneve, lufta në Evropë dhe inflacioni.

Sipas vlerësimeve të Forbes në total miliarderët e botës humbën 1.9 trilion dollarë këtë vit.

Pasuritë e tyre kolektive ranë nga 13.8 trilion dollarë në vitin e ri në 11.9 trilion dollarë më 9 dhjetor 2022.

Sipas raporteve më të prekurit janë rreth 300 miliarderë në sektorin e teknologjisë, të cilët kanë humbur gjithsej më shumë se 1 trilion dollarë në vitin 2022.

Aksionet e Amazon ranë me gati 50%, duke kontribuar kështu në uljen.

Jeff Bezos humbi më shumë se 80 miliardë dollarë.

Numri i miliarderëve ra gjithashtu nga 2 671 në 2 523, pasi Sam Bankman-Fried, Kanye West dhe themeluesi i Rivian RJ Scaringe u larguan nga renditja globale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit