Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë ku u prit nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Kjo është vizita e parë e Zelensky jashtë vendit që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
I veshur me një pulovër jeshile, Zelensky pozoi për gazetarët nën diellin e dimrit i rrethuar nga Jill dhe Joe Biden të cilët e përqafuan atë.
“Populli amerikan qëndron me krenari me popullin ukrainas”, tha Biden
Ai gjithashtu shtoi se SHBA-ja “mbështet ndjekjen e Ukrainës për një paqe të drejtë”.
Dy liderët do të zhvillojnë bisedime private dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Zelensky has arrived to the White House for his meeting with Biden. pic.twitter.com/W9fKOYlTSV
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 21, 2022
Zelensky at the White House pic.twitter.com/lrYPVQN7OG
— Kevin Liptak (@Kevinliptakcnn) December 21, 2022