Nuk besoj në historinë e diplomacisë së shtetit Shqiptar të ketë patur ndonjëhere takime kaq intensive në nivel kryeministor apo ministri të jashtëm sa kjo që po ndodh tani me Greqinë.
Nuk ka ndodhur as kur shqipëria ishte pjesë e traktatit te Varshavës as gjatë “vllazërisë”me Kinën madje as pas formimit të shtetit të Kosovës nuk ka ndodhur kaq intesitet bisedimesh në këto nivele.
Kryeministri Grek vjen sot pa patur vizitë shtetërore por shkon direkt në Himarë dhe më pas në Dropull duke shkelur rëndë sovranitetin e vendit, sikur Shqipëria të jetë han pa porta.
Rasti është i përsëritur, kujtojmë këtu vizitën e zv/ministrit të jashtëm Grek në Gjirokastër gjatë Marsit të mbrapsht 1997.
Mitsotakis flet për vetëvendosje në Himarë: Do ngre zërin për shkollat dhe pronat
Vizitën e sotme e ka paralajmëruar Ambasador Shaban Murati në datë 1 Dhjetor 2022 i cili shprehej: “Për herë të parë kryeministri i Greqisë zyrtarizon Himarën si komunë greke dhe e bashkon atë me projektin qeveritar grek të “Asosiacionit të komunave greke” në Shqipëri.”
Këto dy ditë qeveria Greke po përdor artilerinë e rëndë diplomatike për të arritur pretendimet e kaherrshme, përcaktimin e Himarës si territor Grek dhe zgjerimin e kufirit detar në dëm të Shqipërisë.
Sot, Himara mori bekimin e qeverisë Shqiptare për tu konsideruar tokë Greke, sot Himara mori edhe bekimin e opozitës me heshtjen e saj.
Shaban Murati: Micotaqis kërkon vetëvendosjen e “asosiacionit të komunave greke” në Shqipëri
Çështja Çame? Kërcënimi i Dendias bërë në Maj 2022 funksionoi. Heshtje totale e ministres tonë dhe kryeministrit, duke na bindur që në Maj nuk kishte një kërkesë serioze nga pala jonë.
Diplomacia Shqiptare edhe një herë tregoi nënshtrim për një çështje kaq sensitive për qytetarët e vet të cilëve u janë shkelur çdo e drejtë që buron nga karta universale e të drejtave të njeriut.
Reagimi qytetar? Ka vdekur!