Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur për të grabitur një magazinë.
“Në rrugën “Pavarësia”, gjatë natës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, shtetasit M. J., 34 vjeç dhe J. J., 20 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas kanë kryer disa vjedhje të tjera. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të tyre.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet që dyshohet se përdorej nga dy vëllezërit, për të kryer vjedhjet, si dhe materiale të ndryshme, të dyshuara të vjedhura më parë,” njofton policia.