Joy Brenda ka treguar për Report TV bisedën e fundit që ka bërë me shoqen e saj Joyce Aoko, e cila prej kohësh ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës.
E reja ka treguar se prej dy javësh shoferi i kazinosë ku punonin e përndiqte dhe kjo e ka shqetësuar Joycen.
Po ashtu Brenda ka treguar se dhe arsyeja e largimit të saj nga Shqipëria dhe kazinoja ku punonte është po shoferi, i cili e kishte ngacmuar.
Gazetari: Punoje në të njejtën kazino me Joyn?
Joy Brenda: Po
Gazetari: Shoqja jote Joy, të tha për ndonjë problem që mund të kishte? Çfarë dyshon ti? Mund të ketë qenë e mërzitur apo e frikësuar për ndonjë gjë?
Joy Brenda: Nuk mund të them e frikësuar. Personi i vetëm për të cilin ajo më ka folur është shoferi. “Ai djalë po më përndjek për dy javë”. Kjo ishte e vetmja ankesë që ajo kishte
Gazetari: E dini emrin e tij?
Joy Brenda: Po, emri i tij është R…
Gazetari: E dini mbiemrin e tij?
Joy Brenda: Jo nuk e di.
Gazetari: Sa vjeç është ai?
Joy Brenda: Ai është 32.